12:50 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

LDK-ja s’arrin ta përpilojë listën e kandidatëve për deputetë, presin afatin e fundit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti ka mbajtur edhe një tjetër takim, ku u diskutua për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Megjithatë, ende s’është arritur të bëhet një listë e tillë, e kjo pritet të ndodhë nesër.

Kështu bëri të ditur pas takimit për mediat, zëdhënësi nga kjo parti, Besian Mustafa.

“Të gjitha propozimet që kanë ardhur nga 38 degë i kemi shqyrtuar, ende s’është përpiluar lista, kemi afat deri nesër në mesnatë. Lista do të dorëzohet nesër.

Janë diskutuar emra të ri, duke respektu normat ligjore, që të kemi edhe gra, duke ripotencuar, mos të harrojmë që bartëse e listës dhe kandidate për kryeministër kemi një grua, Vjosa Osmanin”, tha Mustafa, përcjell Indeksonline.

Ai më tej shtoi se s’mund të flas për emra të përveçëm dhe se në këtë listë s’do të ketë kandidatë me aktakuza.

“S’mund të flas për emra të përveçëm,  lista nesër do të përpilohet. S’kemi problem me kuotën gjinore, 1 të tretën do të ketë gra.

LDK-ja s’do të ketë asnjë person me aktakuzë, lista që do ta paraqesë do të jetë e pastër, ekip fitimtar qe mbron interesat e qytetarëve”./Indeksonline/