11:30 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

LDK nuk do ta votojë platformën për dialog të prezantuar në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë se platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

Rrjedhimit, ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do e votojë platformën në fjalë.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet në deklaratën për media, që Abdixhiku ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”./Indeksonline/