10:29 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LDK nuk merr pjesë në seancë, Kuvendi përsëri pa kuorum

Për dallim prej herëve të tjera kur deputetët e LDK-së vetëm shënoheshin dhe bojkotonin seancën, sot ata kanë zgjedhur që ta bojkotojnë në tërësi dhe mos të shkojnë fare në sallë.

Kjo mund të bëjë që të dështojë në mungesë kuorumi edhe seanca e sotme e paraparë që të fillojë në orën 10:00.

Vendimin për mos pjesëmarrje në seancë LDK-ja e ka marrë mbrëmë rreth orës 21:30. Ketë e kanë konfirmuar deputetë të kësaj partie.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e LDK-së përmes së cilës synohej që Presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo  “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, përcjell KosovaPress. Me mungesë kuorumi, Kuvendi nuk arriti të miratojë asnjë nga pikat e parapara.