LDK pa asnjë votë kundër e miraton marrëveshjen me Vetëvendosjen

Besian Mustafa zëdhënës për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të përgjithshëm, i cili ka treguar se kjo parti e ka miratuar marrëveshjen me VV-në.
“Siç ju kemi njoftuar sot në orën 13 është mbledhur këshilli i cili pa asnjë votë kundër ka miratuar marrëveshjen në mes LVV dhe LDK-së”, ka deklaruar Besian Mustafa.
Sipas tij të gjithë kanë qenë pro kësaj marrëveshje kurse në lidhje me ndarjen e ministrive ai tregoi se do të njoftojnë në ditët e ardhshme./Indeksonline/.