15:10 / E Hënë, 24 Qershor 2019

LDK pas miratimit të raportit për deportimin e turqve: Raste të tilla nuk duhet të ndodhin

Kuvendi i Kosovës sot miratoi raportin për hetimin e deportimin e gjashtë turqve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media rreth këtij vendimi të Kuvendit.

LDK vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë të LDK-së:

Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e

shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj.

LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.  Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqëve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase./Indeksonline/