75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / B O

LDK-PDK e arrijnë qëllimin në Istog, e shkarkojnë kryesuesen

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Istogut, Fjolla Ukaj është shkarkuar nga detyra.

Me 15 vota pro dhe 5 kundër, asambleistja e AAK-së është shkarkuar në seancën urgjente të thirrur nga kryetari Ilir Ferati.

Fjolla Ukaj ishte zgjedhur asambleiste e Kuvendit Komunal pak javë më parë me votat e opozitës, por që PDK u fut në pazare dhe i ra pishman për votat e dhëna duke u kthyer ka pushteti.

Partia e Memli Krasniqit për këtë veprim mori vetëm tri drejtori, dy nga to shumë pak të rëndësishme, si dhe postin e nënkryetarit.

Ky veprim e ka acaruar një pjesë të PDK-së në Istog.

Enver Rugova pritet të jetë kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Istog./Indeksonline/