12:46 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK për deklaratën e Haradinajt: Është deklaratë skandaloze, jashtë çdo etike

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt i cili në një debat gjatë ditës së djeshme ka thënë se “nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.

“Është një deklaratë skandaloze jashtë çdo etike njerëzore, është fyerje për familjarët që janë gjallë. Unë pres që anëtarët e tjerë të kësaj organizate si dhe nga Qeveria të distancohen”.

“Ne do të shohim mundësitë që ai të marrë përgjegjësinë e plotë për deklaratën, sepse është fyerje jo vetëm familjarët e viktima por edhe për të gjithë LDK-në”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.