12:20 / E Diele, 29 Tetor 2023 / LB

LDK për VV-në: Parim e kishin ardhjen në pushtet, tash mashtrojnë me Zajednicë, injorojnë minatorët, manipulojnë me shifra

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministrin Albin Kurti ka sakrifiku të tjerët për parime që nuk i ka pasur kurrë.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka përmendur grevën e minatorëve dhe zhvillimet e fundit për asociacionin.

Poashtu ajo ka përmendun edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për të cilin ka thënë se për çudi i rritet punësimi kur bie rritja ekonomike në 2.02% dhe kur i bien eksportet -10%.