19:39 / E Enjte, 26 Maj 2022 / LB

LDK përfshin kërkesat e qytetarëve në programin “Lidhja për të Ardhmen”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka filluar sot takimet me qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të diskutimit sot në Lipjan, partia opozitare filloi përfshirjen e kërkesave të qytetarëve për hartimin e programit qeverisës “Lidhja për të Ardhmen”.

Mes qindra qytetarëve të mbledhur sot, kishte kërkesa të ndryshme, por që kryesisht përfshinin arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë.