16:57 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

LDK përsëri dënohet me 2000 euro në Prishtinë, po i shkelë masat që vet i ka vendosur

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, përsëri e ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për organizimin e mitingjeve elektorale, duke mos zbatuar masat kundër pandemisë COVID 19, që i ka vendosur vet kjo parti që është duke e udhëhequr ekzekutivin e vendit

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi”, ka bërë të ditur drejtori i Insepkcionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiti.

Ai ka thënë se Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguajnë, në të kundërtën do të tu inkasohen përmes përmbaruesit.