LDK po humbë thellë në bastionin e saj në Istog

Me numërimin e votave të para del se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me vota në shumicën e komunave të Kosovës.
Ajo që është një befasi e madhe e këtyre zgjedhje është se po thyhet bastioni shumë vjeçar i LDK-së Istogu. Në numrin e 20 përqind të votave është se LVV është duke prirë bindshëm para LDK-së.
Kjo është hera e parë që nga pas lufta që LDK ka humbur në Istog.
Në 25 përqind të votave të numëruar, LVV është duke prirë me 40,28%, ndërsa LDK ka vetëm 23,26%.