75 Mall Live Search
21:32 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / S Z

LDK publikon listën e kandidatëve për asambleistë në Prishtinë, Rama: Ekip me vizion, dije e energji!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i që synon edhe një mandat për të parin e kryeqytetit, ka publikuar listën e kandidatëve për asamble komunale.

Numri i kandidatëve në këtë listë për asamble komunale është 56.

Ai ka thënë se ekipi i LDK-së për Prishtinën është me vizion, dije dhe energji.

Kjo siç thotë ai “për ta çuar Prishtinën përtej të zakonshmes”.

“Ky është ekipi me vizion, dije e energji për ta çuar Prishtinën “Përtej” të zakonshmes”, ka thënë Rama.