14:04 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

LDK: Qeveri e praktikantëve, ftojmë prokurorinë të hetojë marrëveshjen e 5 eurove për automjete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit për pezullim të marrëveshjes së 5 eurove për tiketat e automjeteve.

Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik, thotë Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton “Indeksonline”.

“Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LDK-së dërguar medieve.

Qeveri e praktikantëve!

Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve.

Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë.

LDK – Zyra për Informim