75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / L K

LDK: Qeveria e Kosovës shkeli kushtetutën për të dhjetën herë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e republikës së Kosovës për të dhjetën herë po e shkelë kushtetutën, përcjell IndeksOnline.

Sipas LDK-së, këto janë vendimet që i shkeli Qeveria:

  1. Ligji për këshillin Prokurorial të Kosovës
  2. Ndërhyrja në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në Arsim
  3. Ligji për zyrtarët publik
  4. Ligji për paga
  5. Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg
  6. Shkarkimi i 8 anëtareve të bordit të RTK-së
  7. Shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës
  8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
  9. Ligji për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
  10. Ligji për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës.