12:23 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LDK reagon pas dështimit të rezolutës: Për çfarë të flasim tjetër, kur s’pajtohemi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të rezolutës së paraqitur në Kuvend të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Hoti ka cekur pikën e riformuluar të rezolutës për dialogun, e cila nuk mori dritën e gjelbër në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Hotit pa ndërhyrje:

Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike. /Indeksonline/