75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / BA

LDK rikandidon Besë Prestreshi për Asamble në Prishtinë, me numrin 27

Besë Prestreshi ka zyrtarizuar rikandidimin e saj për Asamblenë Komunale të Prishtinës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ajo ftoi qytetarët që më 12 tetor të mbështesin LDK-në me numrin 113, duke e cilësuar këtë si vulosje të fitores së radhës.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Katër vitet e fundit kanë treguar se me punë, bashkëpunim dhe përkushtim, mund të ndërtojmë një Prishtinë më të drejtë dhe më afër qytetarëve.

LDK-ja, me vizionin e saj dhe me udhëheqjen e kryetarit z. Rama, ka treguar se ndryshimi është i mundur. Unë kam qenë pjesë e këtij ndryshimi, dhe sot jam më e vendosur se kurrë të vazhdoj këtë rrugë.

Me propozimin e Kryesisë së LDK-së, rikandidoj si Asambleiste me numrin 27. Ky numër është zëri i punës, përgjegjësisë dhe përkushtimit tim ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Më 12 tetor, ju ftoj që së bashku të vulosim fitoren e radhës. LDK 113”, ka shkruar ajo.