75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

LDK s’diskutoi dje vetëm për tema qendrore, mori edhe një vendim të nivelit lokal!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e kryesisë së partisë. Temat kryesore ishin puna e Qeverisë Hoti si dhe ecuria në proceset e dialogut.

Mirëpo, përpos këtyre temave të nivelit qendror, në këtë mbledhje, siç mëson Indeksonline, kishte edhe vendime të tjera.

Kryesia e partisë, të cilën e drejton Isa Mustafa, mori vendim që t’i jepet mundësia e vazhdimit të mandatit të kryetarit të Degës së Vushtrrisë, Hysni Gërgurit.

Ndryshe, në këtë Degë para këtij viti ishin përdorur karriget dhe grushte mes anëtarëve.

Indeksonline kishte publikuar pamjet ekskluzive.

Garë e ngushtë padyshim se ishte në mes të Gërgurit dhe Xhafer Tahirit. Mirëpo, duhet theksuar se fuqizim të madh është duke arritur edhe deputetja e re e kësaj dege, Rrezarta Krasniqi.