75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / LB

LDK-së në Ferizaj, iu bashkuan edhe dy yjet e handbollit të këtij qyteti

Kryetari i degës së LDK-së, në Ferizaj, Vizar Azemi, sot përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për aderimin e Hamdi Salihut dhe Lulzim Shabanit. Dy emra eminent në hendbollin kosovar.

Dy legjendat e hendbollit ferizajas, nga sot janë pjesë e shtëpisë sonë politike LDK-së, njoftoi Azemi.

“Hamdiu dhe Luli në qytetin e Ferizajit, nuk kanë nevojë për prezantim, i njohim të gjithë. I njohim për emocionet, gëzimet e fitoret që na i dhuruan qytetit tonë me klubin hendbollistik, krenarin e qytetit tonë KH. Kastriotin.” shtoi ndër të tjera Azemi.

Azemi tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dyert e hapura për të gjithë profesionistët, sportistët, artistët e aktivistët që ndryshimin e shohin përmes LDK-së.

“Ata që gjithmonë i dhanë shumë qytetit, sot kanë vendosur që përmes angazhimit në LDK, kontributin e tyre për Ferizajin dhe ferizajasit ta avansojnë edhe më tej. Përmes këtij angazhimi ata edhe një herë po e dëshmojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve, tani në një nivel tjetër, atë politik.” tha Azemi.

Duke paralajmëruar fitore të reja të LDK-së, Azemi tha, “Din e Lul tash ka ardhë koha për fitore të reja”