75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

LDK shpalos programin qeverisës, Arban Abrashi jep detaje

Zyrtarët e LDK-së janë mbledhur sot për të diskutuar për programin qeverisës.

Arban Abrashi nga kjo parti tha se ka përfunduar programi deri në detajin e fundit dhe se duan që në mbledhjet e para të qeverisjes së re të miratohet edhe plani qeverisës që është në përputhje me interesat e plota të vendit.

“Së pari ka dy shtyllat kryesore: E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dh e dyta ajo është me rimëkëmbjen ekonomike.Duam që të kemi një pako shumë gjeneroze për ekonominë, parashohim që deri në vjetshëm ë këtij viti të shpërndajmë 400 milionë euro e më pas të shkohet edhe tek 1 miliardëshi që e ka përmendur edhe kryeministri Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive  pas përfundimit të programit.Dhe do të dihet cent për cent se nga vie dhe ku do të shkojë ky program.Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë, pasi është dëm i madh edhe ekonomik. Prandaj duhet ë reagojmë shpejtë dhe është përgjegjësi publike e neve që merremi me politik t’i ndihmojmë bizneset”, tha Abrashi, shkruan Indeksonline.

Tutje Abrashi shtoi se mendon se është plan i mirë për t’i përkrahur bizneset dhe që të ndihmohen e të parandalojnë falimentimin e plotë të bizneseve pasi rimëkëmbja do të jetë sumë e vështirë.

“Prandaj po mundohemi që planet të zbatohen në kohë rekorde.Ideja e parë ka qenë programi dhe këtë  e kemi përfunduar dje pa shumë takimeve me partnerët e koalicionit dhe kemi pasur disa takime javën e kaluar është diskutuar një nga një programi, e kemi hartuar e dimë sa kushton dhe si duket. Tani do fillojmë prezantimin dhe besoj që brenda disa ditëve do të dalin edhe emrat. Besoj që shumica janë prezent. Me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë organet kushtetuese pasi ditëve të fundit kemi parë disa zëra nga disa subjekte që s’do t’i respektojnë por ne si LDK do ta respektojmë atë vendim çfarëdo që është dhe i bëjmë thirrje të gjithëve t’i respektojnë ato pasi mbi të gjitha është obligim ligjor që organet politik e të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese, prandaj një subjekt politik që nuk i respekton këto ai subjekt po vepron kundër kësaj gjykate”, shtoi Abrashi./Indeksonline/