75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

LDK solli dhjetëra autobusë më simpatizantë për ta mbushur sheshin sonte në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën sot në Prishtinë.

Pjesëmarrja e qytetarëve ishte mjaft e madhe në këtë tubim që u mbajt në sheshin kryesor te Prishtinë  “Skenderbeu”.

Qytetarët kishin ardhur nga të gjitha rajonet e vendit, madje vetëkandidatë për deputet nga kjo parti kanë mbledhur simpatizantët të cilët i sollën me autobusa, njofton Indeksonline.

Këtë nuk e kanë fshehur as vetë ata, madje kanë postuar edhe imazhe në rrjetet e tyre sociale ku shihen me qytetarë rrugës për në Prishtinë.

Indeksonline mëson se  dhjetëra autobusë ishin nisur drejt Prishtinës nga komunat e tjera për te marrë pjesë në këtë tubim./Indeksonline/