75 Mall Live Search
07:40 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues.

Pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.

Mbledhja do të mbahet në Emerald Hotel në ora 14:00.

Kujtojmë se të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.