15:08 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

LDK takohet me përfaqësues të bizneseve kosovare

Edhe këtë të enjte, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë takim me një tjetër komunitet të shoqërisë.

Me fillim nga ora 17:00, në hotel Emerald, LDK do të takohet me përfaqësues të bizneseve kosovare.

Paraprakisht, LDK ka mbajtur takime me gazetarë, opinionistë, organizata të shoqërisë civile, akademikë dhe diplomatë.

“”Rruga e Re”, ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale” thuhet në njoftimin zyrtar të LDK-së.

Mediat janë njoftuar se mund të marrin pamje në fillim të takimit, i cili më pas do të zhvillohet me dyer të mbyllura.