LDK takon ekipin e FMN-së, kërkohen reforma në skema sociale
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me Lumir Abdixhiku, kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim, delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend.
Po ashtu temë bisede ishte edhe Rishikimi i Buxhetit drafti i të cilit sapo ka artitur në Kuvend.
Hoti siguroi Miniane se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për veteranët e Luftës së UÇK- së dhe skemat sociale.
Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Hotit së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Nderkombëtar./AktivPress