75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 11 Mars 2022 / A. M.

LDK thërret seancë të jashtëzakonshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, teksa është shprehur se krizës me çmime po i kontribuon edhe çmimi i paaftësisë qeverisëse, ka njoftuar se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për të martën e ardhshme, duke filluar prej orës 11:00.

Gashi në një postim në Facebook tha se “rritja e vazhdueshme e krizës me çmime, me theks të veçantë në produktet esenciale, si dhe roli pasiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është sfidë e dyfishtë që kontribuon në papërballueshmerinë e kostos së jetesës”.

“Kjo gjendje kërkon trajtim urgjent, ndaj dhe në emër të dyzetë deputetëve nënshkrues të Kuvendit të Kosovës, kam thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 15.03.2022, me fillim nga ora 11:00”, shkroi ai.