75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

LDK thirrje vëzhguesve dhe komisionerëve mos t’i lëshojnë vendvotimet, deri në numërimin e votës së fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.

Para gazetarëve foli, zëdhënësi për informim, Besian Mustafa.

Ai tha që kanë pranuar disa shkelje dhe parregullsi në qendra të ndryshme të votimit, derisa të njëjtat tashmë i kanë përcjellë në organet kompetente.

“Nga tereni kemi pranuar një varg ankesash për shkelje dhe parregullsi, të gjitha këto i kemi përcjellë tek organet kompetente dhe presim nga to që sa më shpejtë të merren me këto raste që t’u japim zgjidhje fund.

Iu bëj thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të mos i lëshojnë vendvotimet, deri në numërimin e votës së fundit

Njëherit iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, që të vendosin për fatin e tyre për katër vitet ardhshme”./Indeksonline/