LDK tregon agjendën përmbyllëse të fushatës

So është dita e fundit përmbyllëse e fushatës zgjedhore të partive politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmbylljen ë fushatës do ta bëjë Live në faqen e saj zyrtare ne Facebook, shkruan Indeksonline.
Transmetimi Live do të ipet në ora 18:00, në disa platforma digjitale.
Ky është njoftimi i plotë:
“Të nderuar,
Ju njoftojmë që mbyllja e fushatës së LDK-së do të jepet live në faqen zyrtare të LDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, në orën 18:00, ndërsa live do të jepet edhe në:
-Në Prishtinë, në led monitorin mbi Hotel Grand;
-Në Ferizaj, oborri i Rest. “Kruja” lagjja Dardania;
-Në Pejë, në led monitorin në hyrjen e qytetit, te rreth-rrotullimi Kastrati;
-Në Prizren, në sheshin e Lidhjes afër zyrave të LDK-së;
-Në Vushtrri, në sheshin “Ahmet Krasniqi”, përpara Komunës.
-Në Gjilan, në Rest. Parajsa.
-Në Fushë Kosovë, në zyret e degës.
-Në Junik, në zyret e degës.
-Në Klinë, në zyret e degës.
-Në Rahovec, në zyret e degës.
-Në Deçan, salla e sportit, në Strellc të epërm.
Live në T7 dhe Kanal10 në orën 18:00, ndërsa në RTV 21 në orën 19:40;
Po ashtu live do të jepet edhe në qendrat tjera ku ndërkohë do t’i përcjellim lokacionet e sakta./Indeksonline