75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / FR

LDK tregon se pse e dërgoi në Kushtetuese ligjin për zyrtarët publikë, flasin Manaj e Zemaj

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës para pak minutave kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Ligjin për ndryshim dhe plotësim për zyrtarët publikë.

Deputetët nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj dhe Shkëmb Manaj, kanë thënë për media se emërimeve për ushtrues të detyrës dhe udhëheqës në pozita të larta bëhet përmes performancës politike dhe jo performancës së punës së zyrtarvë.

“Përmes këtij ligji, i kap institucionet ku emërimet e zyrtarëve publikë nuk parashihet të bëhen përmes emërimeve për ushtrues të detyrës, si dhe udhëheqës në pozita të larta bëhet përmes performancës politike dhe jo performancës së punës së zyrtarvë”, kanë thënë deputetët./Indeksonline/