17:30 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LDK u bënë thirrje gjilanasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit edhe për dy orë

Lidhja Demokratike e Kosovës po konsideron se ka rritje të votuesve në orët e pasdites.

Përmes një komunikate për media, LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.

Ky është njoftimi i plotë:

Sipas informative të komisionerëve dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, shihet një trendi i rritje për të votuar nga ana e qytetarëve në orët e pasdites.

Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, u ka bërë thirrje atyre qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur procesit të votimit.

“Deri tani nuk kemi të raportuar asnjë parregullësi që do ta dëmtonte procesin, por i lus qytetarët që akoma nuk kanë dalë për të votuar, që ta bëjnë këtë si dinë ata, në mënyrë të qytetëruar e solemne”, theksoi Ismajli.

Ismajli ka falënderuar gjilanasit për kulturë të lartë qytetare e demokratike të treguar në këtë proces, që është model për Kosovën.