LDK vazhdon emërimin e militantëve nëpër borde, Vjollca Kadolli dhe Bahrije Spanca anëtaret e reja!

Qeveria e Avdullah Hotit ka vazhduar edhe sot me ndryshime nëpër Borde të ndryshme.
Kësisoj, ekzekutivi ka ndryshuar Bordin e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, transmeton Indeksonline
Vetëm sot, Hoti ka emëruar dy anëtare të LDK-së në 2 borde, atë të SHSKUK-së dhe NPQ “Telekomi i Kosovës”.
Vjollca Kadolli, e cila ushtron postin e drejtoreshës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, u emëruar anëtare në SHSKUK. Ajo në zgjedhjet e fundit lokale, u zgjodh asamblistë nga radhët e LDK-së.


Ndërsa, Bahrije Spanca nga Vushtrria u emërua anëtare e Bordit të përkohshëm të drejtorëve në NPQ “Telekomi i Kosovës” sh.a. /Indeksonline/

