12:10 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hoti: LDK-së i takon posti i presidentit, bëhet balancim i pushteteve!

Lidhja Demokratike e Kosovës insiston ta ketë pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshjeje është balancimi i pushteteve.

Hoti nuk  konfirmoi nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim midis kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Nënkryetari i LDK-së këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim ku u shpalosën gjetjet e zgjedhjeve të 6 tetorit.