75 Mall Live Search
14:23 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

LDK vendos PRO Vjosa Osmanit, do jenë në sallë kur do zgjedhet presidenti i vendit

Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se LDK-ja do të jetë në seancë në zgjedhjen e presidentit.

I pari i LDK-së ka thënë se këtë vendim e ka marrë partia dhe se është traditë e LDK-së në krijimin e institucioneve.

“Në politikë unë e LDK-ja nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dyshime, të mos merrja pjesë në seancë, ose të isha pjesë e zhvillimeve duke respektuar votën e qytetarëve. Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu unë dhe kolegët e mi. Kam refuzuar kalkukimet politike, sepse LDK-ja nuk e ka këtë metodë. Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam mbajtur tri takimi diskutuese.

Pas një diskutimi të hapur e me argumente, LDK-ja të marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit. Pres që secili deputet ta respektojë këtë vendim.

Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist. Ne synojmë që t’i jepim Kosovës një proces normal parlamentar”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/