75 Mall Live Search
07:48 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / A

LDK vendos sot: Lider i ri apo mandat tjetër për Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Punimet e Kuvendit do të nisin në orën 12:00. Por Abdixhiku kishte bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit, gjatë një konference për media, pas takimit me nënkryetarët e partisë.

Ndër të tjera, ai pati thënë se nëse LDK-ja nuk e pranon dorëheqjen e tij, ai detyrohet të qëndrojë në pozitën e kryetarit.

Ndërkohë, nënkryetari i partisë, Avdullah Hoti, ka njoftuar publikisht se, pas dorëheqjes së Abdixhikut, ai do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë drejtimin e LDK-së në Kuvendin e planifikuar për sot.