LDK -VV përsëri nesër takim, por pjesëmarrës do të jenë ambasadorët e Quintit dhe Shefja e Misionit të BE-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar, atë që e raportoi Indeksonline, se në takimin e sotëm nuk kanë arritur marrëveshje.
Në postimin e LVV-së ka thënë se palët janë pajtuar që nesër të ketë marrëveshje, por pjesëmarrës do të jenë kësaj radhe edhe ambasadorët e Quintit dhe Shefja e Misionit të BE-së, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i LVV-së:
Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.