75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

LDK zbulon planin për kryetarin e ri, do të ketë mandat të shkurtë

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedhë kryetarin e ri të saj.

Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Propozimet mund t’i përcillen sekretarit të LDK-së, për Komisionin kandidues.

Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit… është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.