75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / FR

LDK zyrtarizon sot Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale ta ri-kandidojë Përparim Ramën për të parin e kryetarit të Prishtinës.

LDK ka njoftuar se zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet sot, në një ceremoni festive që do të mbahet në ora 20:00, te “Amfiteatri” në Pishinën e Gërmisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me përfaqësues tjerë të partisë.

LDK fton mediet që të jenë prezente dhe ta përcjellin këtë ngjarje.