75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 06 Shtator 2024 / G T

Lë futbollin për t’u bërë model, djali i David Beckhamit pensionohet në moshën 22-vjeçare

Ish-futbollisti i Brentfordit, Romeo që ka baba legjendën e Anglisë, David Beckham është pensionuar në moshën 22-vjeçare.

Sipas “Sun Sport”, Romeo ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe të vazhdojë me modelim, shkruan Indeksonline

22-vjeçari kishte filluar të luante futboll te skuadra e Arsenalit. Më pas ai vazhdoi në Amerikë te Miami Akademi, për të luajtur disa ndeshje te Inter Miami ll dhe në Brentford.

Romeo tashmë ka nënshkruar kontratë me disa kompani të modelizmit.