15:01 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lë karrocën afër rrugës dhe i rrëshqet, fëmija shpëton për një fije floku (Video)

Ky është momenti i tmerrshme kur një fëmijë që qëndronte në karrocë gati sa nuk shkelet nga një veturë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur një grua kishte lënë karrocën me fëmijë para ndërtesës, e cila ishte fare pranë rrugës kryesore. Karroca ndërkohë ka rrëshqit pasi ajo nuk kishte vendosur frerët e saj.

Fatmirësisht shoferi i cili ishte duke ardhur në drejtim të karrocës me fëmijë e pa dhe reagoj me kohë duke frenuar veturën.

pas disa sekondave mund të shihet një grua duke vrapuar drejt karrocës për ta larguar nga rruga ndërsa falënderon shoferin për reagimin që pati.

Ky moment është kapur nga kamera e sigurisë të vendosur në veturë./Indeksonline/