Le Parisien: Barça dhe Rabiot kanë arritur marrëveshje
Pas njoftimit zyrtar të Barcelonës dje, sot, e përditshmja franceze, Le Parisien ka raportuar se mesfushori i PSG-s, Adrien Rabiot ka arritur marrëveshje me klubin katalunas lidhur me pagën dhe bonuset e tij.
Le Parisien, që nuk zbulon burimet e saj, shkruan se tani nuk ka bisedime mes Barcelonës dhe PSG-s, por situata mund të zgjidhet këtë javë.
Nga ana tjetër, L’Equipe pohon se ka pasur diskutimet javëve të fundit mes Barcelonës dhe mesfushorit francez, i cili është i lirë në fund të sezonit të largohet.
Gazeta në fjalë shton se klubet tjera, gjithashtu, s’janë dorëzuar për transferimin e Rabiot.
Juventusi, Liverpooli dhe Tottenhami, gjithashtu janë në kërkim të transferimit të mesfushorit francez.
Këto raporte nga mediat franceze vijnë pasi Barcelona i mohoi zërat se nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin./IndeksOnline/