75 Mall Live Search
19:43 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Le Parisien: Ramos mund ta mbyllë karrierën para kohe

Sergio Ramos po zbulon shumë probleme fizike për të luajtur rregullisht në Paris Saint-Germain.

Shtypi francez thekson se lojtari spanjoll mund të detyrohet të përfundojë karrierën e tij më shpejt se sa kishte menduar, raporton Le Parisien.

Sergio Ramos pësoi një dëmtim të ri muskulor  dhe mjeku i kombëtares franceze shpjegoi situatën e lojtarit:

“Është një lloj dëmtimi shumë i komplikuar, sepse është e vështirë të vlerësohet realisht evolucioni i tij. Pa hyrë në shumë detaje, është e nevojshme të merret parasysh plakja e muskujve dhe hyrjet që ka pësuar gjatë 19 sezoneve në nivelin më të lartë.”

Mbrojtësi 35-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.