15:20 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Le ta ndihmojmë me art Bekim Lumin!

Komuniteti artistik anembanë trevave shqipfolëse, por edhe përtej kufinjve deri në Amerikën e largët janë bashkuar si asnjëherë më parë për tu sensibilizuar në ndihmë të regjisorit të njohur kosovar Bekim Lumi, i cili tash e sa muaj është sëmur me kancer dhe gjindet në Gjermani për shërim, shkruan Indeksonline.

Fotografi kosovar Petrit Prenaj është njëri nga ata që sado pak po mundohen të kontribuojnë në grumbullimin e fondeve për Lumin.

Prenaj tashmë ka qit në shitje dy nga fotografitë e tij të realizuara, e këto fotografi janë pikërisht pjesë e dramës “Çifti Martin” me regjisor Bekim Lumi që është shfaqur në Teatrin Kombëtar të Kosovës në vitin 2009.

“Çmimi për secilën nga fotot nis nga 120 Euro, me mundësi që atë ta rrisni vetë sa të doni”, ka paralajmëruar Prenaj./Indeksonline/