“Le ta ringjallim hatrin, por edhe kujtesën”, çfarë po paralajmëron Endrit Shala i Nismës!?

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk do ta votonte emrin e Fatmir Limajt, nëse propozohet për kryeparlamentar nga Vetëvendosje.
“Unë personalisht nuk e votoj. Edhe e them publikisht. Jo për naj arsye po për qata që më the: A të ka mbet hatri? Po”, ka thënë Haradinaj në dukagjin.
I menjëhershme ka qene reagimi i zyrtarit të Nismës Socialdemokrate, Endri Shala.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se duhet ta ringjallim hatrin, por bashkë me të edhe kujtesën.
“Sepse hatërmbetja nuk është vetëm çështje politike, por është luks i atyre që harrojnë sa herë u është dhënë dora, jo për hatër, por për besim, për parim e për të kaluarën që ndamë! E më pas, të njëjtit s’e kursyen as “kafshimin” ndaj asaj dore!”, ka shkruar Shala.
Sipas tij, Nisma nuk po kërkon përçarje, por nuk pranon as amnezinë.
“Sot nuk kemi nevojë për nostalgji të hatërmbetjeve, por për kujtesë dhe për të vërtetën!”, ka përfunduar Shala. /IndeksOnline/