75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 12 Maj 2024 / G T

“Le të festojmë pastaj shohim”, Luka Modric i përgjigjet pyetjes rreth së ardhmes

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric ende është i pavendosur rreth së ardhmes së tij.

Sot, Real Madridi festoi titullin kampion rrugëve të Madridit – kurse mesfushorin kroat e pyesin rreth së ardhmes së tij, shkruan Indeksonline

“Nuk e di, do shohim se çfarë do të ndodh. Ne jemi këtu duke festuar dhe ta shijojmë këtë. Dua që ta mbylli një sezon të mirë këtu, pastaj shohim”, u shpreh Modric

Luka mbetët pa kontratë në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me të ardhmen e tij. Flitet se Modric mund të rikthehet të luaj në Dinamo Zagreb, por ka oferta edhe nga Arabia Saudite./Indeksonline/