75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / AR

Le t’i pranojmë thinjat, mësimi që po na japin 2 aktoret e “Sex & The City”

Kurrë më parë thinjat nuk  kanë qënë”IN” sa tani.

Pasi sfiduan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë Andie MacDowell dhe Jodeie Foster, Sarah Jessica Parker dhe Cynthia Nixon gjithashtu kanë vendosur t’i thonë jo bojrave për të mbuluar thinjat dhe për të qenë sa më natyrale dhe reale.  

Ato janë fotografuar në ditët e xhirimeve me thinjat e tyre.

Kur personazhe të tillë t ënjohur si George Cooney, Patrick Dempsey dhe Luca Argentero mund të duken seksi dhe magjepës  me flokë të thinjura, pse nuk duhet të vlejë kjo edhe për gratë?

Ky është mësimi që duan të japin 2 aktoret e njohura të cilave jo vetëm që i shkojnë thinjat por duket edhe të stiluara shumë bukur.