75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Lë Zvicrën për Kosovën, Hamidi i bashkohet 2 Korrikut

Sulmuesi 23-vjeçar, Londrit Hamidi është transferuar te skuadra e 2 Korrikut nga klubi zviceran FC Biel-Bienne 1896.

Hamidi që karrierën e tij e ka zhvilluar në Zvicër ka vendosur të kthehet në Kosovë. Ai ishte pjesë e skuadrës së të rinjëve të BSC Young Boys e FC Rapperswil-Jona, kurse së fundmi ishte pjesë e FC Biel-Bienne.

23-vjeçari aktivizohet kryesisht në pozitën e mesfushorit, gëzon tipare sulmuese dhe njihet për golat e bukur të shënuar në futbollin zviceran, nga gjuajtjet e lira dhe jo vetëm.

Hamidi është shprehur i lumtur me transferimin e tij, ndërsa ka shtuar se beson se do arrijë suksese me skuadrën e 2 Korrikut.

“Po ndihem shumë mirë tek FC 2 Korriku, si me futbollistët ashtu edhe me stafin e trajnerëve. Po kalojë shumë mirë në stërvitje dhe jam i mbushur me shpresë se në të ardhmen do të kemi shumë suksese me ekipin e 2 Korrikut”, tha Hamidi për faqen zyrtare të klubit.