75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / G T

Leandro Maksutaj debutoi në Superligën e Zvicrës, ish-kikboksieri i famshëm i lumtur me djalin e tij: Është një prej më të mirëve…!

Edhe pse babai i tij bëri karrierë fantastike në një sport krejt tjetër, Leandro zgjodhi futbollin.

18-vjeçari, Leandro Maksutaj ditë më parë debutoi me Winterthurin në Superligën e Zvicrës, si kundërshtar e kishte Baselin e Xherdan Shaqirit, shkruan Indeksonline

Ky debutim vjen falë paraqitjeve fantastike në skuadrën U21.

Indeksonline.net ka kontaktuar me babain e Leandros, që është Azem Maksutaj, një ish-kikboksier i famshëm.

Maksutaj mendon se djali i tij do t’i arrijë majet e suksesit dhe se ka shumë oferta për të qysh tani.

“Kjo është një ëndërr e çdo prindi, që me vite ka investu kohë, dashuri, dituri, shumë punë – ky është rezultati që ka bërë atë të debutojë në Superligë me 18-vjeç. Leandro nuk është një Cristiano Ronaldo, Lamine Yamal apo Lionel Messi, por unë mendoj që për momentin është një prej më të mirëve në Zvicër. Me një moshë të re, me lujt në Superligë, dmth pa intervenime të ndryshme është diçka e madhe.

“Shumë skuadra e kanë kërkuar në Zvicër, por jam duke pritë derisa ai te përfundon shkollimin. Dhe ende nuk e kemi vendosur një menaxher. Për momentin, si shoqëri, Blerim Xhemaili është duke na këshilluar.

“Brenda një viti mendoj se djali im do të shitet me shifra të mëdha në ndonjë skudaër angleze, italiane apo gjermane.

No photo description available.

A do të luajë për Kosovën apo Zvicrën?!

“Ende pa i mbushur 20-vjeç, mendoj se duhet të marrë pjesë në Kombëtaren e Kosovës, nëse na ofrojnë një shans ose te Zvicra.

“I kam dy djemë që luajnë futboll. Por një do të luajë për Zvicrën, një për Kosovën. Po t’i kisha tre, një do e çoja edhe te Shqipëria”, u shpreh Maksutaj për Indeksonline

Leandro Maksutaj luan si mesfushori ofansiv dhe sulmues. Ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19, ku ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka shënuar një gol./Indeksonline/

May be an image of 3 people, people playing soccer, people playing football and text