15:17 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Leao: Dua të fitoj “Topin e Artë”

Rafael Leao ka qene njëri nga futbollistët më të mirë të Milanit në këto vitet e fundit.

Sulmuesi portugez me paraqitjet e tij të mira, pasi arriti të shpallte Milanin kampion të Italisë në sezonin e kaluar, këtë vit, arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të Champions League, ku u eliminuan nga Interi, shkruan IndeksOnline.

Por 23-vjeçari ka thënë se në të ardhmen dëshiron të fitoj ‘’Topin e Artë’’ çmim ky i cili i jepet futbollistit më të mirë në botë.

“Sinqerisht, prisja të isha në listën përfundimtare, por jo aq afër top dhjetëshes. Ishte një kënaqësi e madhe për mua.

Me kalimin e viteve kam arritur të tregoj futbollin tim. Më duhet të falënderoj shokët e skuadrës, ekipin dhe njerëzit që më ndihmuan të arrij këtë rezultat.

Shpresoj të jem në dhjetëshen e parë. Mendoj se ëndrra e çdo lojtari është të fitojë Topin e Artë . Shpresoj ta arrij këtë”, ishte përgjigjja e Leaos ndaj pyetjes së bërë nga një fans i tij./IndeksOnline/