75 Mall Live Search
22:48 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Leao e shpëton Milanin nga humbja ndaj Genoas

Milan ka shpëtuar nga humbja ndaj Genoas vetëm pak para fundit të ndeshjes.

Rezultati përfundimtar në ”San Siro” ishte i barabartë 1-1, por në minutat e fundit të ndeshjes u zhvillua një ”dramë” tejet e madhe, shkruan IndeksOnline.

ish-futbollisti i kuqezinjëve, Lorenzo Colombo i dha epërsinë skuadrës së Genoas, në minuntën e 28-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesëne dytë skuadra e Milanit kërkoi në vazhdimësi golin e barazimit, dhe atë e gjeti në 90+2, me Rafael Leaon.

Në minutat në vazhdim u zhvillua një dramë e madhe, ku fillimisht Milan këroi penallti, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari nuk e akordoi.

Në aksionin e radhës, Genoa fitoi penallti, por Nicola Stanciu gjuajti mbi portën e Mike Maignan, dhe rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1.

Milani me këtë barazim tashmë mbetet në pozitën e dytë në tabelë, me 39 pikë, tre më pak se Interi.

Në anën tjetër, Genoa ka 16 pikë dhe renditet në vendin e 17-të në tabelë./IndeksOnline/