75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / C E

Leao nuk është i sigurt, Milani ka gati zëvendësuesin

Në Milan janë të vetdijshëm se një moment, ylli i sulmit, Rafael Leao mund të largohet në “San Siro” dhe drejtuesit me në krye Maldinin janë duke studiuar emrat e rinj që mund të kenë potencial për të ardhmen.

Sipas raportimeve të Tuttosport, klubi “kuqezi” ka vënë në “shënjestër”, qendërsulmuesin belg, të lindur në vitin 2000, Lois Openda.

Lojtari i cili momentalisht aktivizohet tek ekipi i Lens në Francë, nuk është në formën e tij më të mirë, por gjithsesi ka një vlerësim prej rreth 20 milionë eurosh.