75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 24 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Leao thyen edhe dy rekorde në Serie A

Rafael Leao u rikthye në formën e shkëlqyer këtë të dielë, duke shënuar të dy golat në fitoren e Milanit ndaj Lecces në fitoren 2-0.

Milan raporton se Leao arriti rekordin e golave personal në një sezon të vetëm në Serie A, duke arritur në 12. Kjo i kalon 11 golat e shënuar sezonin e kaluar dhe ka ende kohë për t’u përmirësuar.

Është gjithashtu hera e katërt që ai shënon dygolësha në Serie A, diçka që nuk e ka arritur që nga shtatori i vitit të kaluar, kur shënoi dy gola ndaj Interit në fitoren 3-2.Rafael Leao është gjithashtu portugezi i dytë që shënon më shumë se dhjetë gola në dy sezone radhazi, pas Cristiano Ronaldos në Juventus.

Ishte poashtu goli i tij i dytë me kokë, i pari në qershor 2022, poashtu kundër Lecces.