Leao thyen heshtjen: Nuk më pëlqen të jem në stol, kam zgjidhur problemet me Fonsecan

Rafael Leao ka folur për herë të parë pas tensioneve që kishte me trajnerin e Milanit, Paulo Fonsecan.
Në ndeshjet e fundit, futbollisti portugez nuk kishte minuta të mjaftueshëm, ku disa herë e nisi lojën nga stoli, shkruan IndeksOnline.
Leao gjatë konferencës me kombëtaren e Portugalisë ka thënë se nuk i pëlqen të qëndroj në stol dhe se problemet me Fonsecan tashmë janë zgjidhur.
“Në Milan po kaloj sezone të shkëlqyera. Kampionati është ende në fillim , padyshim që ka momente ku mund të bëj më mirë. Jam shumë autokritik dhe Jam shumë i lumtur me atë që kam bërë në ndeshjet e fundit.
Është një çështje e zgjidhur , këto janë gjëra që ndodhin. Nuk kam asgjë kundër trajnerit, vendimet janë në dorën e tij. Nuk më pëlqen të jem në stol , dua të Të jem në fushë për të ndihmuar bashkëlojtarët e mi, qofshin në Milan ose në ekipin kombëtar, unë gjithmonë dua të jap më të mirën për ekipin.”, ka deklaruar Leao./IndeksOnline/